LAJME / E Diel 17 Mars 2024, 16:04

A po luan Egla apo kështu është edhe në jetën përtej kamerave? Ja si përgjigjet “bashkëshorti” i saj skenik Elvis Pupa

Aktori i njohur dhe ish-banor i Big Brother Vip 2, Elvis Pupa, ishte sot pjesë e një program televiziv përmes një lidhjeje me Skype. Si një koleg i Egla Cenos, me të cilën kanë pasur disa skeçe që publiku i ka përqafuar shumë, ku luanin rolin e çiftit, ai ka folur pak më shumë për lojën e saj në shtëpi.

Visi tha se nuk dëshiron që të futet në jetën private të njerëzve, por Egla si kolege sipas tij është një njeri shumë korrekte dhe e saktë.

Ndërkohë duke folur për situatën në shtëpi, ai tha se ka disa norma shoqërore që duhen respektuar, por nuk përmendi emri dhe nuk u pozicionua krah ndonjë banori, apo kundër.

Vis Pupa: Ne edhe BB e bëmë alla shqiptarshe… por kjo nuk më takon mua ta vendos. Unë si publik shoh disa personazhe publik, se termin BIG unë nuk e kuptoj dhe nuk e shpjegoj dot, që kanë një karrierë artistike të caktuar në skenë, në momentin që dalin para publikut ato influencojnë. Sesi zgjedh, është e drejta e gjithsecili, port shoqëria ka krijuar disa norma që të përshtatemi në shoqëri dhe nuk themi dot unë kështu jam. Nëse nuk përshtatesh dot në komunitet, shko jeto në pyll.

Vis Pupa: Unë merrem me fenomenin, mu më shqetëson fenomeni… unë kam punuar me Eglën, në punë ka qenë shumë korrekte, shumë profesioniste. Në punë e respektoj, ka qenë shumë korrekte, shumë e saktë. Nuk futem në jetën private.

Ka pasur shpërthime gjatë punës?

Vis Pupa: Unë nuk jam psikolog, por shpërthime gjatë punës janë shumë normale.