
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur edhe një herë komentet lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve, duke mos dhënë një përgjigje konkrete për bashkëpunimet eventuale me partitë politike.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për formimin e institucioneve të reja, Kurti u përgjigj shkurt se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore.
“Do të presim certifikimin e rezultateve dhe menjëherë më pas do të nisim komunikimet për formimin e institucioneve të reja”, deklaroi ai.
Megjithatë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk dha detaje nëse partia e tij synon të hyjë në një koalicion me ndonjë nga partitë shqiptare apo nëse do të përpiqet t’i formojë institucionet duke siguruar mbështetje në forma të tjera.
Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur në skenën politike po zhvillohen diskutime të shumta rreth konfigurimit të qeverisë së ardhshme, ndërsa partitë ende nuk kanë bërë publike lëvizjet e tyre pas zgjedhjeve.
Kujtojmë se Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi Kuvendi nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë. Tashmë pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare, proces pas të cilit pritet të intensifikohen bisedimet për krijimin e institucioneve të reja të vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
