
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur këtë të martë për zgjedhjet për kryetar që kjo forcë politike pritet të zhvillojë më 23 maj.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e garës për drejtimin e partisë, Berisha la të kuptohet se kandidimi i tij është i pashmangshëm.
Gjatë komunikimit me mediat, ai iu përgjigj pyetjes me tone ironike, duke nënkuptuar se pjesëmarrja e tij në garë është diçka e pritshme.
“A mund të më thuash ti kush të tha jo, si e bën këtë pyetje?!” – u shpreh Berisha, duke lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e garës për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj force politike pritet të mbahen më 23 maj, ndërsa ende nuk dihet se cilët kandidatë të tjerë do të futen në garë për drejtimin e partisë më të madhe të opozitës në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
