LAJME / E Martë 24 Shkurt 2026, 09:09

64-vjeçari shqiptar ab*zoi me të renë në Greqi, reagon e bija: Ka ndodhur edhe me mua

Detaje të reja dhe tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Athinë, ku një 64-vjeçar shqiptar akuzohet për abuzim seksual ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara.

Vajza e të moshuarit ka rrëfyer publikisht se edhe ajo vetë ka qenë viktimë e babait të saj kur ishte vetëm shtatë vjeçe në Shqipëri. Në një deklaratë të saj, ajo tregoi se për vite me radhë e kishte mbajtur të fshehtë ngjarjen nga frika.

“Kam përjetuar të njëjtin incident që ka përjetuar vajza. Isha e vogël dhe kisha frikë të kundërshtoja, mos më rrihte, mos më vriste. Isha shtatë vjeçe… E mbaja brenda vetes për shumë vite. Mendoja se nuk kishte ndodhur asgjë e rëndësishme”, tha ajo.

Sipas saj, babai jo vetëm që nuk i pranonte veprimet, por përpiqej ta manipulonte psikologjikisht, duke i mohuar ngjarjen.

“Ai më thoshte, Nuk kam bërë asgjë, je e çmendur, e ke sajuar këtë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të të kërkoj kurrë falje’. Unë jam nënë dhe e mbështes nënën. Nëna ime e dinte dhe nuk bëri asgjë”, tha ajo.

Vajza ka folur për një media greke, ku konfirmoi se abuzimi kishte ndodhur në Shqipëri, kur familjarët e tjerë nuk ndodheshin në banesë. Ajo theksoi se nuk e kishet denoncuar kurrë rastin për shkak të frikës.

“Kur isha 7 vjeç, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri kur të gjithë ishin larg shtëpisë. Nuk e denoncova kurrë, kisha frikë. Nuk kam më asnjë lidhje me këtë burrë, patëm një grindje shumë të keqe. I thashë shumë kohë më parë, gjatë grindjes, se ai më kishte abuzuar seksualisht dhe u ëprpoq të më bënte të dukesha e çmendur”, tha ajo.

Ndërkohë, policia e Athinës ka nisur një kërkim në qendër dhe periferitë jugore për të gjetur 64-vjeçarin i cili ende është në arrati. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se ai po ndihmohet nga persona të njohur për t’u fshehur, ndërsa konsiderohet e pamundur që ai të ketë kaluar kufirin. Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE