
Një vit pas vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, kanë dalë detaje të reja nga dosja hetimore. Më 15 mars 2024, Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk, ku autorët e qëlluan me rreth 50 plumba, 30 prej të cilëve rezultuan fatalë.
Bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, ka dëshmuar se në momentin e atentatit tre persona të armatosur hynë në oborr: njëri e mbajti peng atë dhe fëmijët, ndërsa dy të tjerë qëlluan ndaj bashkëshortit të saj. “Na mbajtën të bllokuar, ndërsa burrin tim e qëlluan para syve tanë”, ka deklaruar ajo para hetuesve.
Sipas hetimeve, në ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona – tre që ekzekutuan sulmin dhe një tjetër që i priste në makinë. Pistat kryesore lidhen me të kaluarën e Gentian Bejtjas, i cili dyshohej se kishte dijeni për ngjarje kriminale të 10 viteve të fundit dhe mund të ishte përfshirë si informator apo bashkëpunëtor në disa atentate, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
