LAJME / E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 18:06

237 m², kat i 29-të dhe pamje panoramike: Ja apartamenti më i shtrenjtë në Tiranë që po trondit tregun imobiliar

Apartamenti më i shtrenjtë i shitur aktualisht në kryeqytet ndodhet në një nga kullat më të larta dhe më luksoze të Tiranës, gradaçelën “Down Town”.


I pozicionuar në katin e 29-të, ky apartament super luksoz ka një sipërfaqe prej 237 m², duke u renditur si një nga banesat më të larta rezidenciale në qytet. Nga aty ofrohet pamje panoramike 360° mbi Tiranën, malin e Dajtit dhe zonat përreth.

Sipas burimeve nga tregu imobiliar, çmimi i shitjes arrin plot 975 mijë euro, duke e bërë këtë apartament më të shtrenjtin në Tiranë deri më sot.

Kulla “Down Town” njihet për standarde të larta ndërtimi, siguri 24/7, ashensorë inteligjentë dhe ambiente moderne, çka e bën këtë pronë një nga më të kërkuarat për klientët VIP.


? Gati 1 milion euro për një apartament në zemër të Tiranës. Çfarë mendoni, luks apo çmenduri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE