LAJME / E Shtunë 18 Prill 2026, 21:09

2,3 milion euro pasuri, prona, toka, shtëpi…

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 2.3 milionë euro në formularin vjetor që i ka dorëzuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas dokumentit zyrtar, ai zotëron gjithsej 10 prona – toka dhe shtëpi – të fituara kryesisht me anë të trashëgimisë dhe blerjes. Mes tyre dallohen disa prona me vlerë të lartë, si një pronë në vlerën e 750.000 eurove, një shtëpi prej 600.000 eurosh dhe një tjetër prej 450.000 eurosh.

Vlera e përgjithshme e pasurive të paluajtshme arrin në rreth 2.329.110 euro.
Lidhur me të ardhurat, Muhaxheri ka deklaruar një pagë vjetore prej 16.596 eurosh, ndërsa bashkëshortja e tij rreth 19.500 euro në vit. Në formular janë përfshirë edhe mëditjet e marra nga udhëtimet zyrtare.

Në deklarim nuk figurojnë donacione apo ndonjë të ardhur tjetër.

Deklarimi i pasurisë përbën një detyrim ligjor për të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 2.3 milionë euro në formularin vjetor që i ka dorëzuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas dokumentit zyrtar, ai zotëron gjithsej 10 prona – toka dhe shtëpi – të fituara kryesisht me anë të trashëgimisë dhe blerjes. Mes tyre dallohen disa prona me vlerë të lartë, si një pronë në vlerën e 750.000 eurove, një shtëpi prej 600.000 eurosh dhe një tjetër prej 450.000 eurosh.

Vlera e përgjithshme e pasurive të paluajtshme arrin në rreth 2.329.110 euro.
Lidhur me të ardhurat, Muhaxheri ka deklaruar një pagë vjetore prej 16.596 eurosh, ndërsa bashkëshortja e tij rreth 19.500 euro në vit. Në formular janë përfshirë edhe mëditjet e marra nga udhëtimet zyrtare.

Në deklarim nuk figurojnë donacione apo ndonjë të ardhur tjetër.

Deklarimi i pasurisë përbën një detyrim ligjor për të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE