LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 18:06

200 viktima në 1 vit/ "DËNIM SI VRASJE", si pritet të ashpërsohet ligji për aksidentet fatale

Nisur nga ky bilanc tragjik, por edhe nga ngjarje të rënda si tragjedia e Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, herë pas here ka pasur iniciativa nga përfaqësues politik për të ashpërsuar kodin rrugor, nga rritja e gjobave dhe e marzhit të dënimit, deri te mekanizmat për humbjen e lejes së drejtimit nëse shkel rregullat, por kjo nuk ka prodhuar ulje të viktimave.

Nisma më e fundit nga grupi parlamentar është cilësimi i aksidenteve me vdekje si vrasje, nismë kjo që mbështetet nga ekspertët. “Rastet e aksidenteve me vdekje, kur drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur, duhet të cilësohen vrasje, sic është modeli italian prej 14 vjetësh. T’i japësh makinës i dehur është sikur ke një mjet për të shkaktuar vrasje”, shprehet Fatmir Hasho, ekspert rrugor.

Nisur nga rasti i Durrësit, ku drejtuesi i mjetit, megjithëse në të shkuarën ishte ndëshkuar për shkelje të rënda dhe kishte humbur patentën, sërisht kishte mundur ta rimerrte, duke u shndërruar në një rrezik potencial për komunitetin, sic edhe ndodhi, ekspertët çmojnë që kriteret për rifitimin e lejes së drejtimit të ashpërsohen.

Më tej ai shprehet: “Nuk duhet rimarrë lehtë leja e drejtimit. Nëse e humbet, duhen vënë kritere si në modelin gjerman, që duhet ta marrë vetëm pasi kalon testet psikologjike”.

Përveç ndryshimeve që duhet të ndodhin në kodin penal dhe rrugor për parandalimin e aksidenteve të rënda, e nevojshme po ashtu është edhe rishikimi i mënyrës së zbatimit të ligjeve ekzistuese, të cilat në letër janë njësoj si në shumë vende europiane./Topchannel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE