Një lajm i hidhur ka tronditur opinionin sportiv në Maqedoninë e Veriut, pasi Shkolla e Futbollit Grozdanovski ka njoftuar ndarjen nga jeta të ish-anëtarit të saj, Petar.
Përmes një mesazhi prekës, nga shkolla shprehën dhimbjen dhe mosbesimin për humbjen e parakohshme të të riut, duke theksuar se ai ka lënë pas kujtime të pashlyeshme dhe një gjurmë të veçantë te të gjithë ata që e kanë njohur.
“Me pikëllim të thellë dhe mosbesim e morëm lajmin për largimin e Petarit. Ai ishte një fëmijë dhe anëtar i shkollës sonë për një periudhë të caktuar, i cili pas vetes la mirësi, kujtime dhe një gjurmë që do të jetojë përgjithmonë te të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e publikuar nga shkolla.
Në këto momente të vështira, Shkolla e Futbollit Grozdanovski u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Petarit, vëllait të tij Marko, të afërmve dhe miqve.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. Prehu në paqe, Petar”, thuhet në mesazhin lamtumirës.
Shkaqet e vdekjes së të riut ende nuk janë bërë të ditura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
