LAJME / E Martë 31 Mars 2026, 18:06

đŸ—Łïž Sali Berisha ben thirjen e bijshme đŸ˜±

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër kryeministrit Edi Rama duke përdorur vezë dhe domate gjatë takimeve publike.


Ai u drejtua veçanërisht ndaj pensionistëve, duke i ftuar të ngrihen kundër “poshtërimit” dhe keqmenaxhimit të supozuar të resurseve publike, duke përmendur raste të pretenduara vjedhjesh në portin e Durrësit, tunelin e Llogarasë dhe Djegësin e Tiranës.


Berisha premtoi gjithashtu rritje të pensioneve dhe rrogave të ulëta në rast se Partia Demokratike vijon në pushtet, duke garantuar “minimumin jetik dhe pensionet më të larta në rajon”.


Ai ftoi qytetarët të bashkohen më 17 prill për “ditën e kryengritjes së madhe paqësore” dhe paralajmëroi një pjesëmarrje masive për të kundërshtuar veprimet e kryeministrit dhe qeverisë së tij.


Sali Berisha: Të dashur miq, i diskredituar në shkallën më ekstreme. U thashë edhe njëherë, në mënyrë absolute atë ditë që votoi në parlament për të bllokuar arrestimin e Ballukut, kreu të njëjtin akt sikur të dilte lakuriq në këtë ballkon para qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE