LAJME / E Diel 12 Tetor 2025, 21:09

🛑 Reagon qytetari i parë për bllokimin e monopatëve në Shqipëri: Monopatin e kam bler me djersën time sma ke bler ti o Zonja Ministre …( Video )

Pas vendimit për ndalimin e përdorimit të monopatëve elektrikë në disa zona të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i parë i ashpër nga një qytetar i thjeshtë, i cili ka shpërndarë një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, ai i drejtohet drejtpërdrejt ministres, duke thënë:

“O zonja ministre, unë e kam blerë me krahët e mi, nuk jemi si ju që lëvizni me mjete të rënda! Shiko botën – të gjithë përdorin monopat! Mos hani bar, o njerëz, se nuk mund të na vendosë kushte ajo!”
Qytetari shton se monopati është një mjet ekologjik dhe i nevojshëm për qytetarët që duan të lëvizin shpejt nëpër qytet pa ndotur ambientin:

“Monopati është njësoj si biçikleta. Nëse bllokoni monopatët, pse të mos bllokoni dhe biçikletat?”
Në videon e tij, ai tregon pamje nga Italia, ku dhjetëra njerëz lëvizin lirshëm me monopatë, duke bërë thirrje që edhe Shqipëria të ecë me kohën dhe të mos ndalojë përdorimin e tyre.


Reagimi i tij ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ku shumë qytetarë ndajnë të njëjtin mendim, duke kërkuar që qeveria të gjejë mënyra për rregullimin dhe jo ndalimin e monopatëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE