LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 21:09

Tërmet në qeveri, jo vetëm Balluku/ Ja 7 ndryshimet e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një valë ndryshimesh në kabinetin qeveritar, duke prekur disa ministri kyçe dhe duke sjellë një riorganizim të gjerë në qeveri. Ndryshimet janë bërë të ditura gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve, lëvizja më e fortë është largimi i Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres, pozicion që tashmë i kalon Albana Koçiut. Po ashtu, Balluku largohet edhe nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku emërohet Enea Karakaçi.

Ja 7 ndryshimet kryesore në qeveri
Zv.kryeministre: Ikën Belinda Balluku – emërohet Albana Koçiu


Ministria e Jashtme: Ikën Elisa Spiropali – emërohet Ferit Hoxha
Ministria e Drejtësisë: Ikën Besfort Lamallari – emërohet Toni Gogu


Ministria e Brendshme: Ikën Albana Koçiu – emërohet Besfort Lamallari


Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin: Ikën Toni Gogu – emërohet Erjona Ismaili


Ministria e Infrastrukturës: Ikën Belinda Balluku – emërohet Enea Karakaçi
Ministria e Mbrojtjes: Ikën Pirro Vengu – emërohet Ermal Nufi
Çfarë nënkuptojnë këto lëvizje

Ndryshimet konsiderohen si një riformatim i plotë i ekipit qeveritar, ku disa ministra lëvizin në poste të reja, ndërsa të tjerë largohen nga kabineti. Emërimi i ambasadorit Ferit Hoxha në krye të diplomacisë dhe kalimi i disa figurave nga një ministri në tjetrën janë ndër lëvizjet më të komentuara.

Këto zhvillime pritet të hapin diskutime të shumta politike, ndërsa priten edhe procedurat zyrtare parlamentare për finalizimin e ndryshimeve në qeveri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE