LAJME / E Premte 22 Gusht 2025, 13:01

Abuzim në ajër: Çfarë ndodhi mes biznesmenit indian dhe adoleshentes 15-vjeçare gjatë fluturimit për në Zvicër?

Një biznesmen 44-vjeçar nga India është shpallur fajtor në Zvicër për abuzim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare gjatë një fluturimi nga Mumbai për në Zyrih. Burri i martuar, i cili udhëtonte për punë në Belgjikë, u ul pranë të miturës dhe, sipas akuzës, e ngacmoi pasi ajo ra në gjumë.

Vajza mbeti në gjendje shoku dhe nuk reagoi menjëherë, por autoritetet e arrestuan biznesmenin menjëherë pas uljes në Zyrih.

Në gjyq, ai pranoi fajin duke thënë se ishte i vetëdijshëm për sjelljen e papranueshme.

Gjykata e Bülach e dënoi me 18 muaj burg me kusht, ndalim hyrjeje në Zvicër për 5 vjet dhe ndalim të përhershëm të çdo aktiviteti që lidhet me të mitur.

Përveç kësaj, ai duhet të paguajë 9,000 franga shpenzime gjyqësore. Pas vendimit, ai u lirua dhe iu dorëzua autoriteteve të emigracionit për deportim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE