LAJME / E Diel 30 Nëntor 2025, 23:11

🔴 Momente tronditëse në Elbasan: Motra e Edmond Mëhallës shpërthen në britma sapo mbërrin në vendngjarje ( Video )

Elbasan – Atmosferë e rënduar dhe skena dramatike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla.


Sapo mësoi lajmin e rëndë, motra e viktimës ka mbërritur me ngut në vendngjarje, ku ka shpërthyer në ulërima dhe të qarë, duke kërkuar me ngulm të shohë të vëllain për herë të fundit.

Pamjet e mbërritjes së familjarëve kanë krijuar një skenë të dhimbshme, ndërsa zona është rrethuar nga policia për hetimet e para. Sipas informacioneve paraprake, ekzekutimi dyshohet të ketë qenë i planifikuar dhe autorët janë larguar me shpejtësi.

Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur dinamikën dhe identifikimin e autorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE