LAJME / E Shtunë 20 Shtator 2025, 19:07

Krim i rëndë në familje, 50-vjeçari në Selanik mbyt motrën me qese, më pas telefonon policinë: E vrava…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Selanik, ku një burrë 50-vjeçar ka mbytur motrën e tij 59-vjeçare dhe më pas ka telefonuar vetë Policinë për t’i rrëfyer krimin.

Vrasja ndodhi rreth orës 15:00 në një apartament në rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou të Selanikut.

Sipas raportimeve, 50-vjeçari përdori një qese për të mbytur motrën, dhe menjëherë pas aktit të rëndë, ai kontaktoi Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm, duke thënë: “E vrava motrën time”.

Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti trupin pa jetë të viktimës, ndërsa autorit i vunë prangat në vend. Rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Policisë lokale.

Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari dyshohet se po vuan nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë ende nuk është bërë e qartë nëse ai jetonte në të njëjtën shtëpi me viktimën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE