
Ai nuk e pa kurrë dhëndrin si thjesht burrin e vajzës, por si djalin e madh që nuk e pati kurrë.
“Kreshnikun e kisha dhëndër, por për mua ishte djalë. Ai më mësoi djemtë, i solli në rrugë të mirë. Ishte njeri i qeshur, i dashur me të gjithë. Një baba shembullor… për mua ishte gjithçka: shoku im, pasuria ime, djali im.”
Por një mëngjes, një aksident i rëndë ia rrëmbeu atë që e kishte bërë pjesë të zemrës. Shpresa mbeti e varur mes jetës e vdekjes për 10 ditë me radhë, teksa Kreshniku luftonte në koma.
“Kur mora vesh për aksidentin, thashë: inshallah nuk është shumë i goditur. Edhe në karrocë të rrinte, edhe në krevat të ishte shtrirë gjithë jetën, vetëm të ishte gjallë. Nuk doja asgjë tjetër, vetëm që ato goca dhe ai djalë i vogël ta shikonin. Vetëm që fëmijët e tij të mos mbeteshin pa baba.”
Por dita e dhimbjes erdhi… dera e spitalit nuk u hap kurrë për të dalë Kreshniku.
Vjehrri rrëfen mes lotëve:
“Na dukej sikur do të hynte nga dera, sikur do të dilte e do të kthehej tek ne… por nuk doli më. U shua. Na la ata tre fëmijë jetimë.”
Fjalët e këtij babai të thyer nuk janë thjesht dhimbje për dhëndrin – janë fjalët e një zemre që humbi djalin e saj të dytë. Një mall i përjetshëm, një boshllëk që nuk mbushet më kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
