
Një histori e pazakontë dhe e pabesueshme ka bërë jehonë në mediat britanike. Protagoniste është 19-vjeçarja Emmalouise Leggate nga Glasgow, Skoci, e cila u bë nënë pa e ditur asnjëherë se ishte shtatzënë.
Gjithçka ndodhi brenda pak minutash. E reja u zgjua një mëngjes me dhimbje të forta barku, duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për një shqetësim të zakonshëm shëndetësor. Por situata mori një kthesë krejtësisht të papritur kur gjyshja e saj dyshoi se dhimbjet mund të lidhen me një shtatzëni.
Pa humbur kohë, familjarët e nisën drejt spitalit. Megjithatë, foshnja nuk priti. Vetëm 45 minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi, Emmalouise solli në jetë vajzën e saj në parkingun e spitalit, përpara se të arrinte të hynte në repartin e maternitetit.
Ngjarja la të habitur jo vetëm familjen, por edhe vetë mjekët. Sipas 19-vjeçares, ajo nuk kishte përjetuar asnjë nga shenjat tipike të shtatzënisë.
“Nuk bëra asnjë test shtatzënie sepse nuk kisha asnjë arsye për ta bërë. Nuk ndjeva lëvizje të foshnjës, nuk kisha të përziera dhe asnjë simptomë tjetër që zakonisht përjetojnë gratë shtatzëna. Kisha shtuar pak në peshë, por mendova se ishte diçka normale”, tregoi ajo.
Ajo shtoi se ndërprerjen e ciklit menstrual e kishte lidhur me përdorimin e pilulave kontraceptive dhe për këtë arsye nuk kishte dyshuar kurrë se mund të ishte në pritje të një fëmije.
Pas lindjes së papritur, nëna e re dhe foshnja morën kujdesin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht, vajza lindi plotësisht e shëndetshme dhe sot është tetë muajshe.
Emmalouise e përshkruan atë ditë si momentin më tronditës, por edhe më të bukur të jetës së saj. Ajo thotë se ende e ka të vështirë të besojë se u bë nënë brenda më pak se një ore, pa e ditur për nëntë muaj se po mbante një foshnjë në bark.
Historia e saj është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen te fenomeni i njohur si “shtatzënia e fshehur”, një gjendje e rrallë ku një grua mund të mos e kuptojë shtatzëninë deri në momentet e fundit ose edhe deri në lindje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
