KURIOZITETE / E Mërkurë 17 Mars 2021, 22:10

Me siguri nuk e keni ditur? Ja cila është arsyeja përse burrat kur takohen ndërrojnë duhanin njëri më tjeterin

Ndërrimi i duhanit ka qenë gjithmonë një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptarë.

Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesëmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konf. likteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit.

Më saktësisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thi thja e llullës apo e çibukut për të peshuar me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.


Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për të ndërruar duhan simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze, mëson Mekulipress.

 

Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj. Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht.

Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen a ndërrojmë një duhan, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast. Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konf/ likteve të caktuara e deri për faljen e gja. kut.


Kësisoj ftesa për ndërrim duhani përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.