Horoskopi / E Martë 30 Dhjetor 2025, 01:01

Shenja qe merr lajmin e madh ne 31 djetor!

Ditët e fundit të dhjetorit po vijnë me një ngarkesë të lartë qiellore, ku lëvizjet e planeteve po diktojnë ritmin e fundit të vitit 2025. Astrologia e njohur Meri Gjini, në një dalje të fundit televizive, ka zbardhur hartën e yjeve për këtë periudhë festive, duke theksuar se jemi nën ndikimin e një takimi të fuqishëm mes Marsit dhe Diellit.

Ky pozicionim nuk është thjesht rastësor; ai shërben si një thirrje për veprim të menjëhershëm. Sipas astrologes, çdo detyrim profesional që ka mbetur pezull duhet të përfundohet brenda këtyre dy ditëve të fundit. Lënia e punëve për janarin mund të rezultojë e lodhshme, ndërkohë që energjia e tanishme favorizon mbylljen e suksesshme dhe prodhimin e rezultateve konkrete përpara se të trokasë viti i ri.

Megjithatë, jo gjithçka është vetëm punë. Qielli paraqet një sfidë komunikimi, pasi Mërkuri gjendet në një pozicion jo shumë komod me Saturnin. Ky konfigurim mund të krijojë një ndjesi sikur fjalët e të tjerëve na peshojnë më rëndë se zakonisht ose sikur kritikat janë më thumbuese.

Formula e suksesit për të kaluar një mbrëmje ndërrimi vitesh të qetë është buzëqeshja dhe zbutja e toneve. Këshilla kryesore e Meri Gjinit për këtë fundvit është ndryshimi i prioriteteve në agjendë: duhet të zgjedhim të bëjmë ato gjëra që duam vërtet, dhe jo vetëm ato që kemi si detyrim.

E vetmja sferë ku detyrimet tolerohen dhe madje vlerësohen, është ajo e dashurisë së vërtetë, e cila duhet të mbetet busulla jonë drejtuese.

Nga Dashi te Virgjëresha: Maturi dhe Nevojë për Çlodhje

Për ata që i përkasin shenjës së Dashit, kjo javë është tërësisht e dedikuar ngrohtësisë familjare. Edhe pse instinkti mund t’i shtyjë drejt veprimeve të shpejta, Saturni kërkon maturi. Nëse keni kontrata apo dokumente për të firmosur në këto momente të fundit, mos u nxitoni. Detajet që do të vëreni sot do të përcaktojnë mbarësinë e nisjes së vitit 2026.

Nga ana tjetër, Demat po ndiejnë peshën e të gjithë vitit mbi supe. Synimi i tyre kryesor është çlodhja totale, por yjet premtojnë se një informacion i rëndësishëm profesional do të vijë si një dhuratë e minutës së fundit, duke i dhënë zgjidhje një çështjeje që i ka munduar gjatë.

Binjakët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me mënyrën se si i shprehin pakënaqësitë. Me Mërkurin përballë Saturnit, çdo fjalë e nxituar mund të kthehet në një debat të panevojshëm. Sugjerohet që t’i kursejnë ankesat deri rreth datës 3-4 janar, kur komunikimi do të jetë më i rrjedhshëm.

Ndërkohë, Gaforret janë në një fazë shumë produktive falë Marsit dhe Diellit, por duhet të evitojnë nxitimin e së mërkurës për të mos bërë gabime teknike. Luanët duhet të filtrojnë me kujdes çdo lajm që dëgjojnë,

ndërsa Virgjëreshat ftohen të bashkëpunojnë ngushtë me kolegët për të arritur rezultatet që dëshirojnë përpara se akrepat të shënojnë mesnatën.

Nga Peshorja te Peshqit: Vëmendje ndaj Vetës dhe Përmbyllje Profesionale

Peshorja ka vendosur që këtë fundvit të jetë egoiste në kuptimin e mirë të fjalës. Duke lënë mënjanë detyrimet, ata do të fokusohen te vetja dhe te pushimi që u nevojitet për të rigjetur ekuilibrin.

Akrepët, sidomos ata të dhjetëditëshit të parë, do ta kenë mendjen te puna edhe gjatë festave. Një Mars i fuqishëm po u sjell informacione kyçe për karrierën, të cilat do të rezultojnë mjaft frytdhënëse në të ardhmen e afërt.

Shigjetarët kanë një agjendë të ngjeshur, por Mërkuri dhe Saturni po punojnë si një “fshesë” përmbyllëse, duke i lejuar ata t’i mbyllin të gjitha llogaritë profesionale të 2025-ës pa marrë asgjë zvarrë në vitin pasardhës.

Bricjapët kërkojnë organizim ushtarak në këto ditë të fundit. Organizimi i kujdesshëm i punëve do t’i lejojë ata të festojnë pa ankthin e detyrave të lëna përgjysmë.

Ujorët, nga ana tjetër, po e marrin jetën me më shumë nge. Pas të mërkurës, agjenda e tyre do të zbrazet nga çdo punë për t’u mbushur vetëm me momente pranë njerëzve të dashur. Së fundi,

Peshqit ndodhen në një garë me kohën. Saturni në shenjën e tyre, në aspekt me Mërkurin, do t’i mbajë në lëvizje deri në orët e fundit të 31 dhjetorit.

Megjithatë, edhe për ta, këshilla mbetet e njëjtë: gjeni qoftë edhe pak hapësirë për të bërë atë që ju pëlqen vërtet, pasi kjo do të jetë energjia me të cilën do të marshoni drejt vitit të ri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE